Një den oncim i rëndë dhe skan daloz vjen nga Spitali i Vlorës.
Advertisements
Sipas emisionit BOOM, Anila Zeqiri shtron në spital babain në datën 27 dhjetor 2020 dhe kur kanë kaluar me shumë se dy muaj ajo ende nuk di se ku ndodhet babai saj.
Anila Zeqiri: Unë nuk e di se ku e kam babain. Kam marrë ambulancën për babin dhe e çova në spital, ku me morën emër mbiemër. Ai ka qëndruar nga data 27 deri në datën 10 më kanë thënë që është shtruar në spital dhe unë i çoja ushqime.
Advertisements
Pastaj më thanë se nuk ndodhej aty, por ndodhej në Tiranë. Atje më thanë se nuk ishte aty dhe deri më sot kam ngelur kështu pezull. Nuk e di se sa më fshehën. Unë po çmendem se nuk e di nëse është gjallë apo ka ndërruar jetë.
Kur vajza shkon në spitalin e Vlorës për të pyetur se ku ndodhet babai, nuk i jepet informacion.
Mjekët: Ka ikur më 27 dhjetor, 2 herë në Tiranë. Ka ardhur dhe ka ikur sërish atje. Ka qenë në urgjencë dhe është nisur për në Tiranë më 27 dhjetor. Ti mos na kërko babain tënd ti, mos të të zë me dacka!
Familjari: Ju nuk merrni ndonjë kontakt me ata të Tiranës se çfarë ndodh?
Mjekja: Jo nuk kemi kontakte, sepse është spital Covid ai.
Sapo Ministria e Shëndetësisë kupton se ky rast do të behet mediatik kontakton menjëherë familjarët.
Mjeku: Më datë 27 dhjetor më datë 4 pa një çerek ka ardhur nga urgjenca e Vlorës. Më datë 6 janar ka ndërruar jetë dhe është dërguar në morg dhe aty është akoma dhe mbahet në kushte frigoriferike.
Familjari: Pse nuk është njoftuar spitali i Vlorës që ky ka vdekur? Nuk njoftohet në këto raste? Kjo është papërgjegjshmëri!
Pas ndjekjes që emisioni BOOM i bëri këtij rasti familjarët mundën të tërheqin trupin e të ndjerit nga morgu 70 ditë pasi kishte ndërruar jetë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!