Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka treguar se kryebashkiaku Erjon Veliaj e ka ndihmuar në periudhën e saj më të vështirë, kur humbi të atin. Këtë rrëfim ajo e bëri të ditur ditën e djeshme në emisionin“Jashtë Loje”.
Advertisements
Kur u pyet lidhur me disa politikanët shqiptar, specifikisht Erion Veliajt, Çiljeta u shpreh se ai kishte bërë ndaj saj një veprim për të cilin ajo tha se e falënderon shumë, por pa e thënë konkretisht se çfarë.
“Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më.
Advertisements
Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them por kam krijuar shumë respekt për të. Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me humbjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht. “
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!