Mbrojtësi nuk mori asnjë masë kundër COVID-19, madje të ftuarit ishin pa maska apo distancim. Festë, dolli, tullumbace dhe një tortë e madhe
Advertisements
ROMË-Sezoni i Romës vazhdon duket torturuese si brenda por edhe jashtë fushe. Pas lamtumirës së projektit të stadiumit të ri “Tor di Valle” dhe humbjes ndaj Milanit, në klubin verdhekuq ka shpërthyer një rast tjetër: festa e ditëlindjes së Bruno Peres. Braziliani mbushi 31-vjeç dhe organizoi një festë buzë detit me imazhet që u shpërndanë shumë shpejt.
Mbrojtësi nuk mori asnjë masë kundër COVID-19, madje të ftuarit ishin pa maska apo distancim. Festë, dolli, tullumbace dhe një tortë e madhe. E gjitha normale pasi që kjo është një festë ditëlindjeje që ndoshta do të ishte shmangur më mirë duke pasur parasysh periudhën që po jeton bota.
Advertisements
Gjithçka u mor nga e dashura e tij dhe u postua në Instagram, duke zemëruar tifozët e Romës që po përjetojnë një moment delikat me ekipin, pas stuhisë Dzeko. Në mediat italiane thuhet se si lojtari ashtu edhe të ftuarit nuk i janë nënshtruar më parë një tamponi para të merrnin pjesë në festë.
blob:https://video.gazzetta.it/c6650263-b224-419c-8361-3c0e932a1d64
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!