TIRANË- Sot në orën 10:00 do të nisë vaksinimi antiCovid i personave mbi 70 vjeç. Vaksinimi do të bëhet në sheshin Skëndërbej, aty ku janë ngritur dhe qendrat ku do të zhvillohet procesi i vaksinimit.
Advertisements
Siç, shihet në fotot e mëposhtme, radhë të gjata të moshuarish, janë krijuar në shesh, ku këto të fundit, presin për të marrë vaksinën. Shihet distanca sociale është zero, ndërkohë që maskën e kanë vendosur që të gjithë.
Ndërkohë një prej të moshuarve shprehet se është njoftuar për të marrë vaksinën, nga mjekja e familjes, sakaq i është bërë e ditur se do të marrë vaksinën kineze.
Advertisements
“Më ka njoftuar mjekja e familjes, di që do të vaksinohem me atë kineze. Unë e kam
kaluar Covid-19 në mënyrë të lehtë.”– ka thënë ai.
Lajmin se ditën e sotme do të nisë vaksinimi masiv në vendin tonë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.Ajo tha se synojnë të vaksinohen deri në 15 mijë persona në ditë.
Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar afro 57 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.
Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dy ditë më parë kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa merr Shqipëria.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!