Vaksinimi kundër covid-19/ Tani kërkesën mund ta bëni online në portalin e-Albania, ja hapat që duhet të ndiqni

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka shpjeguar procedurën online për kërkesën për t’u vaksinuar kundër COVID. Përmes një postimi në ‘Facebook’, drejtoresha e AKSHI-t sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.

Advertisements

Hapat e procedurës

1.Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

Advertisements

2.Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për vaksinim Covid-19”;

3.Klikoni butonin “Përdor”

4.Plotësoni të dhënat tuaja dhe klikoni butonin “Dërgo”;

5.Ju do të njoftoheni me SMS ose do të kontaktoheni nga mjeku i familjes për datën dhe vendin e vaksinimit.

Teksa prej ditës së djeshme ka nisur vaksinimi masiv në vendin tonë, ministrja Manastirliu njoftoi se qytetarët mund të aplikojnë online në e-Albania për kërkesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Vaksinimi pritet fillimisht të kryehet tek personat e grupmoshës mbi 70 vjeç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ Djali pla.gos babain e tij në Mitrovicë
Artikulli tjetërA na zënë mallkimet? Teologu i njohur tregon nga çfarë duhet të kenë kujdes njerëzit