Vaksina/ Rregullatori i BE-së vendos sot për sigurinë e “AstraZeneca”

Rregullatori shëndetësor i Evropës pritet të japë sot vendimin mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca kundër koron avirusit.

Advertisements

Shtetet kryesore evropiane e kanë pezulluar këtë javë përdorimin e kësaj vaksine, pas raporteve se disa individë të vaksinuar, kanë pësuar mpi ksje gj a ku. Por, pavarësisht pezullimit, Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se nuk ka prova që e lidhin vaksinën me incidentet me mpi ksje g ja ku.

“Derisa hetimet vazhdojnë, ne jemi ende të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e koronavirusit, i tejkalojnë rreziqet”, ka thënë shefja e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke.

Advertisements

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve që të mos e ndalojnë vaksinimin me AstraZeneca.

Kompania AstraZeneca, që ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, ka thënë se më pak se 40 raste të mpik sjes së gj a ku t janë raportuar që nga java e kaluar, shkruan Rel. AstraZeneca ka thënë më herët se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAbsurde/ Franca i pret shpresat kombëtares së Kosovës
Artikulli tjetërDitë zie për Ledri Vulën, këngëtari shqiptar humb njeriun më të dashur për të