Ulet numri i vdekjeve me Covid, 4 viktima dhe 659 të infektuar në 24 orët e fundit

Është ulur numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas bilancit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vend kanë ndërruar jetën 4 pacientë dhe janë infektuar 659 persona.

Advertisements

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1685 të vaksinuar, 3487 testime, 522 të shëruar, 659 raste të reja dhe 4 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDëborë në pranverë/ Reshje në qarkun e Korçës dhe veri të vendit, vështirësi në zonat e thella
Artikulli tjetërFilloi biznesin më mes të pandemisë, 29-vjecarja: Tani njerëzit presin në radhë për bukën time