U largua papritur nga ‘Përputhen’, zbulohet lidhja e Arsimit me Ana Lleshin(Foto)

Pak ditë më parë, 28-vjeçari nga Maqedonia, Arsim Abdyli kërkoi largimin nga “Përputhen”. Ai tha se duhet të shkonte në Zvicër për të vizituar të birin.

Advertisements

Mirëpo, pas largimit nga programi, Arsimi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në Instagram. Ish-konkurrenti publikoi një foto të dorës së tij me një unazë në gisht, krahas së cilës shkruante “Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi”.

E dini kush fshihet pas kësaj dhurate kaq domethënëse? Ana Lleshi, konkurrentja që u përjashtua nga “Përputhen” muaj më parë. Burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë treguar se dyshja janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Advertisements

Këtë e ka konfirmuar për “Iconstyle” dhe Meridian Ramçaj. Për më tepër, ai ka publikuar dhe një foto krah Arsimit në rrjete sociale, duke shkruar: “Fotoja u mundësua nga Ana, faleminderit!”.

Kujtojmë se në muajin shkurt Ana dhe Arsimi u kapën mat. Dyshja publikuan foto në rrjete sociale dhe në sy ra divani i njëjtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShfaqen si shumë te afërta, por Xhemi e lë me gisht në gojë Arbana Osmanin
Artikulli tjetërMbërrijnë në Rinas 10 mijë doza ruse Sputnik-V, dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe