U kapen mat! Adrola dhe Capital T janë në një lidhje, fansat i kapin mat në pushimet luksoze

Këngëtari i njohur kosovar, Capital T, është “arratisur” për disa ditë relaksi, dhe me sa duket nuk është vetëm. Prej disa muajsh është përfolur se reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë në një lidhje.

Advertisements

Mirëpo, pasi u publikua videoklipi i artistit ku protagoniste ishte Adrola, ata deklaruan se ishte thjesht një lidhje profesionale. Edhe pse më pas dyshja u shfaq duke kaluar pushimet bashkë në Turqi dhe po ashtu të njëjtën gjë kanë bërë edhe së fundmi.

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ndodhej në ishujt Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi ka publikuar disa foto e video nga pushimet, teksa të gjithë kanë vënë re se ai është shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Advertisements

Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar:

“Me kë vajzë je aty se po të shihen që nga sytë”. Pas publikimit të fotos nuk kanë munguar as ngacmimet nga fansat që shkruajnë:

“Më trego që ke qenë në Maldive me Kapon pa më treguar që ke qenë në Maldive me Kapon”.

“Ku është Kapo?”, ka komentuar një tjetër.

Në këtë mënyrë janë krijuar edhe më shumë dyshimet se Capitali është me Adrolën. Gjithsesi akoma nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBllokohen 10 mijë viza gjermane për Shqipërinë dhe Ballkanin, shkak pandemia
Artikulli tjetërE trishtë/ Tjetër humbje për bluzat e bardha, Covid i merr jetën infermieres në Lushnje (foto)