Vendbanimi mund të ndryshohet pa shkuar në zyrën e Gjendjes Civile, por duke kaluar nga zyra e Partisë Socialiste.
Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë. Emisioni investigativ “BOOM”në Rtv Ora solli fakte të reja se si adresa e vendbanimit në bashkinë Tiranë ndryshohej fiktivisht, dhe jo në bazë të dokumenteve.
Advertisements
Vendbanimi mund të ndryshohet pa shkuar në zyrën e Gjendjes Civile, por duke kaluar nga zyra e Partisë Socialiste.
Advertisements
Edhe pse në deklaratën noteriale banesa i përkiste njësisë administrative nr 6, Zyra elektorale e PS e regjistroi qytetaren në njësinë administrative nr 14. Me ndryshimin e vendbanimit, ndryshoi edhe qendra e votimit të qytetares.
Bashkëpunëtorja e “BOOM”, i kërkoi ndihmë edhe për një person tjetër, por që nuk u realizua, pasi sipas Zyrës elektorale të PS-së e vështirësoi punën ndryshimi i deputetes së zonës dhe puna me listat ditët e fundit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!