Thanë se do të hapej, Greqia merr vendimin e papritur për Kapshticën

Dogana e Kapshticës do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.

Advertisements

Burime konfirmojnë që sërish do të shtyhet afati për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Afati do të shtyhet edhe për dy javë të tjera çka korrespondon me datën 6 Prill.

Advertisements

Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjta që prej nëntorit të vitit 2020, ku nuk lejohet të kalojnë asnjë udhëtar drejt shtetit helen apo qoftë dhe mjetet e tjera.

Të vetmet hyrje, janë ata individë që mund të hyjnë nga shteti grek në Republikën e Shqipërisë vetëm me këmbë dhe mjetet e transportit të rëndë.

Pritet deklarata zyrtare nga Drejtoria vendore e kufirit në Korçë gjatë ditës së sotme.

Mbyllja e doganës së Kapshticës duke mos lejuar daljen në drejtim të Greqisë dhe nga ana tjetër distanca mjaft e largët që nga Kakavija bën që emigrantët shqiptarë ti drejtohen Qafë Thanës për të kaluar në vendet ku jetojnë dhe punojnë, theksohet se te kjo doganë s’ka asnjë masë kufizuese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBotërori 2022/ Kombëtarja Shqiptare e ka marrë shumë seriozisht Andorën, lojtarët ‘veteranë’ duan vlerësim maksimal të kundërshtarit
Artikulli tjetërZbulohet një ilaç për trajtimin e Covid-19, ka të dhëna shumë premtuese