Së fundmi dhe këngëtari i mirënjohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka publikuar në Instagram video nga kënga e tij “Lettera a mio padre”, krahas së cilës bashkangjiti një mbishkrim.
Advertisements
“Gëzuar Festën e Baballarëve. Atyre të vërtetëve”, ka shkruar Ermali krah videos.
Në këngën “Lettera a mio padre”, Ermali tregon raportin e vështirë me të atin dhe e përshkruan si një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi për familjen. Këngëtari ka treguar më parë se i ati ka ushtruar dhu.në ndaj tij.
Advertisements
Kujtojmë se këngëtari i njohur shqiptar përfaqësoi Italinë në “Eurovision” në 2018-tën dhe më pas mbajti një koncert në Tiranë ku u mblodhën disa qindra veta.
Pas kësaj ai menjëherë mori vëmendjen e mediave shqiptare dhe disa televizione e ftuan për intervista. Gjatë intervistës me Alban Dudushin në “Top Shoë Magazinë” ai u pyet për një ngjarje mjaft të përfolur për jetën e tij, historinë e tij me babain e dhuns.hëm.
“A do t’i rikuperosh marrëdhëniet e tua me babain?”– ishte pyetja e Dudushit drejtuar këngëtarit.
“Jo… Unë nuk jam Zoti… Zoti fal…” – ishte përgjigjia e Ermalit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!