Tërmeti i rënë gjatë paradites së sotme në Greqi, duket se ka ‘zbutur’ marrëdhëniet me Turqinë, pasi ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu përmes një telefonate me homologun e tij Nikos Dendias i ka ofruar ndihmën nga Turqia.
Advertisements
“Në një telefonatë, Cavusoglu përcolli solidaritetin për Greqinë pas tërmetit që goditi Greqinë qendrore dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar mbështetje nëse lind nevoja”, njofton ministria e jashtme greke.
Një tërmet i fuqishëm god iti pak më parë zonën e Larisas në Greqi. Lëkundjet e tërmetit ishin tepër të forta aq sa u ndjenë edhe në jug të Shqipërisë. Ato zgjatën për disa sekonda duke shkak tuar alarm tek banorët, por fatmirësisht nuk raportohet për vik tima.
Advertisements
Kujtojmë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë kanë qenë vazhdimisht të tensionuara, ku nuk kanë munguar as ‘deklaratat e luf tës’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!