S’besojmë se është nevoja t’jua rithemi sërish historinë e gjatë e të bukur të dashurisë së Keisit dhe Stresit, që i ka rezistuar çdo pengese.
Advertisements
Dyshja është ndarë kryesisht për shkak të largësisë dhe së fundmi, të gjithë menduam se Keisi dhe Stresi i kishin dhënë njëherë e mirë fund.
Por, s’paska qenë kështu! Ishte Keisi ajo që nisi të fliste për dashurinë në InstaStory, ndërsa më pas iu përgjigj edhe pyetjeve për Arkimedin.
Advertisements
“Sa vite mund të duroje lidhje në distancë?”- e pyesin Keisin.
“Për personin e zemrës unë duroj një jetë, por s’është normale. Një çift duhet të gjejë mënyrën të bashkohet.”- shkruan ajo, duke na bërë të na lindin dyshimet e para se ajo dhe Stresi vazhdojnë të jenë bashkë.
Dhe ja ku i keni më pas pyetjet për Stresin! Si mund t’i shpëtonte?
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!