“Të ardhurat tatimore u rritën me 55%”/ Denaj: 5.000 euro grant për çdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u shpreh se prej vitin 2013 deri më sot të ardhurat tatimore janë rritur me 55% ose thënë ndryshe me 1 miliardë dollarë.

Advertisements

Denaj deklaroi sot se në ‘Planin e Veprimit’ Partia Socialiste synon mbështetje edhe më të madhe për biznesin. Ajo tha se do të jepet 5 mijë grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri.

Denaj: Ekonomia shqiptare ka vua jtur nga një sëmundje quhet ekonomia informale. Ndonjëherë të gjithë së bashku harrojmë të shkuarën. Në vitin 2013 ekonomia ishte në prag të kola psit. Në vitin 2013 gjetëm një bor xh të fshehur ndaj biznesit, që i kishte shndërruar në peng të qeverisë dhe shtetit. Informaliteti ishte ulur këmbëkryq kudo. Procedurat tatimore ishin një plagë e madhe operacionale.

Advertisements

U përballëm më kulturën e pandëshkueshmërisë. Rritëm punësimin real, nëse flasim me fakte dhe shifra të ardhurat tatimore u rritën me 55% ose 1 miliardë dollarë. Në tre paketa fiskale kemi kaluar në 0 tatim fitim për bizneset e vogla. Në të gjithë analizat problem mbeten procedurat tatimore. Përqasja jonë ka qenë për të thjeshtësuar tatimet. Sot 94% e shërbime tatimore ndodhen online. Digjitalizimi, realitet për administratat tatimore doganore.

Angazhimi është rindërtimi i plotë i një procesi modern. Do të ketë rimbursim për fasoneritë dhe agropunuesit. Në mandatin e tretë do të mbështesim më shumë biznesin.

90% e bizneseve do paguajnë 0 taksa. Prej janarit rimburisimi i TVSH do të jetë automatik. Në programin tonë ekonomik vijojmë të nxisim sipërmarrjen e të rinjve, do të mbështesim emigrantët, të cilët do të kenë 5000 euro mbështetje në formë grante. Do të krijojmë instrumentin e garancisë prej 50 milionë eurosh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPse po shtohet numri i mjekëve me virus? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe tregon arsyen
Artikulli tjetërQeveria i hap rrugë përorimit të vaksinave kineze dhe ruse në Shqipëri pas shume refuzimeve