Supervjedhje në shtëpinë e të PASURVE në Tiranë, hajdutët marrin byzylykë me diamantë, varëse dhe orën me vlerë 27 mijë euro, dyshohet se ka gisht… pse u fsheh ngjarja?

Përpara se të largohej pak dite me pushime në Serbi, D. S 34 vjeçe, i la çelësin e shtëpisë pastrueses që ajo ta rregullonte dhe dezinfektonte. Por kur pastruesja ka hyrë në shtëpi, ka gjetur një rrëmujë aq të dyshimtë dhe me sende përtokë sa menjëherë ka dyshuar se kjo nuk ishte papastërti. Por që dikush tjetër kishte hyrë para saj në shtëpi. Ndaj dhe i ka shkruar D.S. “Dyshoj që në banesë kanë qenë hajdutët para meje sepse çdo gjë është hedhur për tokë” i shkroi 43 vjeçarja shtetases D.S. e cila menjëherë i është përgjigjur “të lutem shko tek sirtarët dhe kontrollo se mos më kanë vjedhur bizhuteritë prej diamanti”.

Advertisements

Dhe meraku i të zonjës së shtëpisë nuk rezultoi i kotë. Hajduti kishte bastisur gjithçka dhe konkretisht dy byzylykë diamanti me vlerë nga 8 mijë euro, një orë e markës Ademars me vlerë 27 mijë euro, nëntë varëse diamanti me vlerë të përafërt 25 mijë euro, 13 unaza diamanti me vlerë 30 mijë euro dhe një palë vathë me vlerë shtatë mijë euro dhe bizhuteri të tjerë me vlerë 6 mijë të treja.

Hajduti ka vjedhur po ashtu pesë monedha ari, kopsa floriri, byzylykë të katër fëmijëve të çiftit, varëse diamanti të tyre me një arush me vlerë dhjetë mijë euro dhe një unazë e bashkëshortit me vlerë 1 mijë euro”.

Advertisements

Policia tregon ekslusivisht për Gazetasi.al se e zonja e shtëpisë veç pastrueses ja kishte lënë çelësin e banesës vetëm një personi jashtë familjes që është shoqja e saj e ngushtë.

Sidoqoftë policia e pyet gruan:

Agjenti: A keni dyshime konkrete?

Gruaja: Dyshim konkret nuk kam, por banesa ka kamera sigurie gjithandej. Çelësin ja kam lënë shoqes sime me inicialet D.B

Agjenti: A mund t’na tregoni shenjat dalluese të bizhuterive?

Gruaja: Njëra nga vareset ka një arush. Ora ka një rrip të bardhë.

Agjenti: Si u njoftuat për vjedhjen?

Gruaja: Në orën 12:45 më njoftoi pastruesja e shtëpisë V.K dhe më tha që pa rrëmujë në shtëpi. I thashë shko dhe kontrollo sirtarin. Më pas në banesë vajti babai dhe kontrolloi sirtarin dhe më tha që janë vjedhur të gjitha. Shtëpia ka tre çelësa, një unë,një im shoq dhe një shoqja ime.

Çfarë thotë pastruesja?

Policia ka marrë në pyetje edhe pastruesen me inicialet V.K, gruaja ka shkuar sipas burimeve të Gazetasi.al së bashku me të motrën, të cilës i ka kërkuar që ta ndihmonte për punët e shtëpisë të çiftit të pasur.

“Isha e sëmurë dhe ju luta motrës që të vinte t’më ndihmonte, nisem punët një ditë më parë, e sistemuam disi dhe shkuam dhe ditën e mëpasshme. Por sapo hymë ditën e dytë gjetëm rrëmujë. I thashë motrës që dikush duhet të ketë qenë mbrëmjen e kaluar dhe duhet të kishte fjetur aty”.

Bëhet me dije se të dyja gratë kanë njoftuar në whatsapp të zonjën e shtëpisë për dyshimet e tyre dhe që më pas janë bërë shkak për të konstatuar super vjedhjen. Marrë nga Gazeta Si

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu, ja akuzat
Artikulli tjetërParashikimi i forte i Alfred Cakos: Rama po përgatitet për t’u larguar nga politika! Ja kush e merr drejtimin e Partisë Socialiste