Super mashtrimi/ Projekti 3D i hekurudhës Tiranë – Durrës i vjedhur në Katar(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama publikoi në orët e para të mëngjesit një video ku tregohej projekti në 3D i hekurudhës Tiranë Durrës.

Advertisements

“Mirëmëngjes 😊 dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë 😍” – shkroi Rama në Facebook duke publikuar edhe videon e mëposhtme.

Por zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa publikoi në mbrëmje një denoncim se ky projekt është i vjedhur në Katar.

Advertisements

“Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube. Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D. Asgjë nuk ka në plan të nis ashtu sic asgjë nuk bëri në 8 vjet! Rama ka dështuar! Shqiptarët nuk besojnë më tek mashtrimet dhe propaganda boshe. Më 25 prill ai humbet dhe gjithë Shqipëria Fiton!” – shkroi Zhupa.

Kjo nuk është hera e parë që projekte të qeverisë në 3D dalin të vjedhura në mënyrë të trashë në internet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVideo/ “Nuk e di a thuhet në televizion…”, Çiljeta flet për një nder që Erion Veliaj i ka bërë këngëtares
Artikulli tjetërPolicia përplaset me një makinë ndërkohë që ishte në ndjekje të hajdutëve, humb jetën 17-vjeçarja