Studimi i ri tregon se cilët janë personat më të rrezikuar nga riinfektimi me Covid-19

Riinfektimet nga Covid-19 janë shumë të rralla, por më të shpeshta te personat mbi 65 vjeç.

Advertisements

Zbulimi është bërë nga një studim i Departamentit Danez të Sëmundjeve infektuese, i cili është publikuar në revistën e njohur shkencore “The Lancet”.

Sipas shkencëtarëve, shumica e atyre që e kanë kaluar koronavirusin kanë krijuar një mbrojtje për të paktën 6 muaj.

Advertisements

Studimi është përqendruar në rastet e riinfektimit të një kampioni prej 4 milionë personash në valën e dytë të pandemisë, nga shtatori deri në dhjetor, dhe shifrat janë ballafaquar me ato të valës së parë. Është zbuluar se të rinjtë kanë një mbrojtje deri në 80%, ndërsa të moshuarit vetëm 47%.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpërthen Arjan Çani: Këtu është bërë m*ti mullar, kush nuk e do rotacionin është budalla ose i shitur
Artikulli tjetërFjolla shtatzënë? Fisniku i propozon për martesë në Maldive