Spitali i Fierit/ Përfundon puna në pjesën më të madhe të godinave

“Kjo e premte shënon edhe ditën e 50 të punimeve për ndërtimin e Spitalit të Ri Rajonal të Fierit. Siç duket pjesa më e madhe e godinave tashmë janë ngritur”.

Advertisements

Koordinatori i projektit, Evis Berberi, pohon se deri tani ka përfunduar rreth 70% e punës për ndërtimin e godinave.

“Ka përfunduar rreth 70% e punës ndërtimore, por duke marrë parasysh edhe pajisjet mund të konsiderohet tek 50% në total”

Advertisements

Përveç pavioneve ka marrë formë edhe hyrja kryesore e spitalit.Me ritme të shpejta vijon puna edhe për ndërtimin e godinës qendrore.

“Godina B do të jetë edhe “zemra e spitalit” e përbërë nga sallat kirurgjikale dhe laboratorët. Do të jetë më 2 kate dhe po ndërtohet me çelik të përforcuar.”

Në sesionin A dhe C që do të shërbejnë si Urgjenca e spitalit dhe pavionet, po sistemohen edhe dhomat.

Ndodhemi në njërën nga dhomat e spitalit, konkretisht për sa pacientë do të jetë kjo dhomë?!

“Kjo dhe 150 dhomat e tjera do të jenë për 1 person, me banjo personale dhe me çdo pajisje brenda”.

Ndërtimi i këtij spitali ishte pjesë e angazhimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Ankara për ta finalizuar brenda 3 muajsh. Për këtë bast të Erdogan ndërtuesit janë optimistë.

Të gjitha strukturat e përdorura për ngritjen e godinave janë antisizmike për të garantuar sigurinë e tyre. Spitali i Fierit zë një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 prej të cilave strukturë spitalore, me një kosto që arrin 70 milionë euro.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBilanci ditor i Covid-19 në Shqipëri, 21 persona humbin jetën dhe qindra raste të reja
Artikulli tjetërDuhet të bëjmë skaner nëse jemi me Covid? Flet mjeku pneumolog: Varet nga shenjat klinike, skaneri duhet bërë kur…