Skënder Brataj: Studimi i fundit rrëzoi gjithçka! Ja sa zgjat vërtet imuniteti ndaj Covid-it

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ka folur për lajmin fantastik nga publikimet shkencore të “Rockefeller University” i ditëve të fundit, ku u zbulua se ka prova të qarta se sistemi imunitar siguron një mbrojtje afatgjatë pas shërimit nga COVID-19.

Advertisements

“Janë lajme të mira shkencore, të provuara që tregojnë se imuniteti jonë edhe pasi nuk kemi antitrupa jemi të mbrojtur për një kohë të gjatë, ose jemi të gatshëm.

Pas infektimit, të çdo njëri nga ne bëhet prodhimi i antitrupave dhe me kalimin e infeksionit, me disa javë ose disa muaj, antitrupat qëndrojnë. Pastaj, deri në 2-3 muaj fillon dhe zbritja e tyre.

Advertisements

Është parë nga studimet edhe më parë, që janë bërë që nga viti i kaluar që 6-8 muaj maksimumi, por 6 muaj kryesisht kapen antitrupat në plazmën tonë. Pas 6-8 muajsh nuk ke mundësi t’i kapësh nëpërmjet analizave të gjakut, por nuk është e thënë që nuk e ke më imunitetin”, theksoi Brataj për Top Channel.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIu bë pritë nga qytetarët përpara se të hynte në KPK, konfirmohet në detyrë gjyqtari ‘Boss’ i Gjykatës Administrative të Apelit edhe pas akuzave qe i bëheshin
Artikulli tjetër‘Hajde dhe moj fierakeja’/ Kryemadhi ia merr këngës, fanse e “Free MC”, “e besuara” e shoqëron në kuzhinë duke gatuar