Situata nga Covid-19, pneumologu Mezini: Ja cilët persona duhet te vaksinohen me patjetër

Pneumologu Arian Mezini në një intervistë mëngjesin e sotëm ka folur rreth situatës së pandemisë në vend.

Advertisements

Ai është shprehur se për të arritur imunizimin e tufës, duhet që të vaksinohen të gjithë personat që nuk e kanë kaluar koronavirusin.

“Izraeli i ka mbyllur pothuajse të gjitha spitalet e Covidit, ka shumë pak sepse ka imunizuar me anë të vaksinës mbi 50 përqind të popullatës. Duhej të ishte bërë dhe tek ne, kemi shumë pak vaksina por po të shihni dhe shembullin e Britanisë pasi po ecën me ritme të shpejta dhe shifrat ditore janë më pak raste. Është lehtësuar sistemi spitalor dhe brenda Qershorit mund ta mbyllë si histori.”, u shpreh mjeku.

Advertisements

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe masat anti-Covid. Mezini tha se duhet të ketë një monitorim të rreptë të masave, në mënyrë që mos te këtë rritje të nurmit të rasteve.

“Për orën policore nuk është se kam dëgjuar të kenë vendet e tjera por janë më strikt në kontrollin e masave dhe mos grumbullimin, ndërkohë që ne mbajmë orë policore dhe aktivitetet apo qendrat tregtare janë të hapura, nuk besoj se luajnë ndonjë rol të madh.”, tha Mezini për “abc e mëngjesit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 22 mars 2021
Artikulli tjetërNuk duroi më kufizimet e pandemisë, këngëtari shqiptar ndez dasmën(Detaje)