TIRANË– Kur kanë kaluar gjashtë orë pasi flakët përfshinë magazinën tek qëndra tregatre “Casa Italia”, vijojnë të dalin ende shtëllunga tymi. Siç shihet edhe nga videoja e publikuar nga Report TV, janë hapur pusetat që vendi të zbraset nga tymi, por shtëllungat nuk kanë të ndalur.
Advertisements
Nga ana tjetër, familjarët e shefit të sigurisë, Arjan Sula, i cili është bllokuar prej gjashtë orësh presin ndonjë lajm jashtë shiritit që ka rrethuar qendrën tregtare.
Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojen e bllokuar, ndërsa shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj e mohoi.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!