Shqipëria nënshkruan marrëveshje me kompaninë turke për vaksinën kineze, fillon vaksinimi masiv

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për të siguruar vaksina kineze anti Covid.

Advertisements

Mësohet se qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., nëpërmjet të cilës do të sigurojë vaksinat e prodhuara në Kinë.

Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina. Sipas Aktit Normativ marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Advertisements

Burime për Top Channel bëjnë me dije se do të vijë një sasi e madhe dozash në Shqipëri nga distributori turk. Sasia nuk dihet për shkak të sekretit tregtar, por burime të besueshme i thanë Top Channel se me këtë sasi do të nisë një vaksinim masiv i popullsisë.

Shqipëria aktualisht ka në përdorim tre lloje vaksinash, të cilat janë Pfizer, e cila mbërriti e para, AstraZeneca me sasi më të madhe me të cilën po vaksinohen mësuesit dhe pedagogët, Sputnik që mbërriti dje si dhuratë e princit të Emirateve të Bashkuara ndërsa me mbërritjen e vaksinave kineze Sinovac pritet të nisë vaksinimi masiv. Vaksinat anti Covid të prodhuara në Kinë po përdoren gjerësisht në Kinë dhe në botë, dsi dhe në Europë, në Hungari e Maqedoninë e Veriut.


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Vlorë/ Digjet shtëpia, humb jetën një grua e paralizuar
Artikulli tjetërVidhet ekipi i Tiranës gjatë ndeshjes, lojtarëve u merren telefonat dhe veshjet