Ditën e mërkurë (sot) moti parashikohet nga vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiu do të jenë prezente që prej orëve të para të 24 orëshit me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.
Advertisements
Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave në veriperëndim të vendit. Në mbrëmje situata reshjet do të mbeten të izoluara. Në alpe reshje bore të dendura, ndërsa në verilindje e lindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era parashikohet të fryjë nga juglindja e prej mesditës kthen nga veriperëndimi mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë, shkruan Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Advertisements
Temperaturat parashikohen në:
– zonat malore -1°C deri në 5°C
– zonat e ulëta 3°C deri në 16°C
– zonat bregdetare 5°C deri në 17°C.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!