Serie A e dashuruar pas Hysaj, tre gjigandët italianë në garë për yllin e Kombëtares

Ndaj Anglisë, Elseid Hysaj zhvilloi një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Kombëtares në vitet e fundit, nga të paktët lojtarë që kishte guxim të shihte përpara dhe limitoi në maksimum një rival të shpejtë si Sterling. I vetëdijshëm se në fund të sezonit do të largohet nga Napoli, sfida përballë Anglisë ishte një vitrinë me madhe për Hysaj.

Advertisements

Anësori kuqezi vërtetoi se është një investim i sigurt për të ardhmen. Të shumtë janë klubet që janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij, një lojtarë më cilësi dhe mbi të gjitha një okazion i vërtetë pasi në fund të këtij sezoni do të largohet me parametra zero.

Hysaj
Sipas “Sportmediaset”: Hysaj ka ende shumë admirues në Serie A, të paktën tre klube të mëdha kanë shfaqur zyrtarisht interesim për të: Milan, Lazio dhe Roma. Nuk është një sekret që dy klubet e kryeqytetit kërkojnë kartonin e tij, Roma e kërkoi edhe sezonin e shkuar ndërsa tek Lazio qëndron Igli Tare.

Advertisements

Risi në këto tratativa është përfshira e Milan, madje Andi Lila pak ditë më parë i ftuar në “Sport News Plus” në News24 u shpreh i bindur se Hyaj do të vesh fanellën e Milan sezonin e ri. Hysaj ka admirues edhe jashtë Italisë por me sa duket dëshira e lojtarit është të qëndroj në Serie A, një kampionat që e njeh shumë mirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShteti i ‘UFO’-ve, 10% e popullsisë së këtij vendi pretendon se i ka parë të paktën një herë
Artikulli tjetërPlas brenda kuqezinjve/ U mërzit që nuk debutoi, lojtari i rëndësishëm braktis kuqezinjtë