Se keni kuptuar, por janë këto zakone që po ju plakin më shpejt se çduhet

Janë një sërë faktorësh, përveç gjenetikës, që ju plak më shpejt. Është shumë e rëndësishme që jut ë kujdeseni për veten tuaj dhe të shmangni plakjen e hershme.

Advertisements

Dieta me pak yndyrë; Për të parandaluar rrudhat është e domosdoshme të konsumoni acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë. Një dietë me pak yndyrë na privon nga ky përbërës, duke shkaktuar plakje të parakohshme të lëkurës.

Pirja me pipe; Kur pini pije përmes një pipe, ju duhet të mblidhni buzët tuaja që mund të shkaktojnë formimin e linjave dhe rrudhave rreth gojës tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për pirjen e duhanit. Provoni të pini direkt nga gota, dhe nëse jeni duhanpirës provoni më të mirën tuaj për ta lënë duhanin, këshillon abcneës.al.

Advertisements

Flini në njërin krah; Fjetja në krah, me fytyrën të shtypur në jastëk, shkakton dhe rrit rrudhat në faqe dhe mjekër. Ekspertët thonë se të fjeturit në shpinë është pozicioni më i mirë për të qëndruar e re dhe e freskët

Qëndrimi i keq; Qëndrimi i dobët devijon shtyllën kurrizore dhe si rezultat muskujt dhe kockat tensionohen në mënyrë jonormale. Këto dëme rezultojnë në dhimbje, lodhje dhe shpesh mund të shkaktojnë deformim të përhershëm, informon abcneës.al.

Përdorni krem mbrojtës vetëm në plazh; Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Për të mbrojtur veten nga efektet e ashpra të diellit është e rëndësishme të vendosni krem dielli çdo ditë, madje dhe në ditë me re.

Përdorni shumë sistemin e ngrohjes; Përdorimi i tepërt i ngrohjes artificiale e bën ajrin tuaj të brendshëm shumë të thatë. Lëkura dhe flokët tuaj thahen gjithashtu, dhe si rezultat do keni më shumë rrudha.

Nuk hani sheqerna; Ne të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshme për ne, por për shkak të stresit duhet ta trajtoni veten me disa ëmbëlsira. Kjo do ju bëjë më të lumtur, informon abcneës.al.

Shikoni shumë TV; Një studim zbuloi se për çdo orë që kaloni duke parë TV jetëgjatësia juaj ulet me 22 minuta. Ekspertët rekomandojnë që, nëse punoni me kompjuter duhet të ecni pak për çdo gjysmë ore.

Mungesa e gjumit; Të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Mos marrja e mjaftueshme e gjumit jo vetëm ju bën të dukeni të lodhur por edhe shkurton jetën tuaj,

Stresi; Disa studime kanë treguar se stresi kronik shkakton dëmtime serioze të qelizave, të cilat mund të përshpejtojnë procesin e plakjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIngrit Gjoni prezanton djalin, fjalët që emocionuan këngëtaren: Mami, të kam jetë!
Artikulli tjetërPërfitojnë 92 shtete, mes tyre edhe Shqipëria, SHBA dhuron 4 miliardë dollarë për vaksinat anti-Covid