Marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali është firmosur sot në Tiranë, nga ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadori Fabricio Bucci.
Advertisements
Lajmin e jep vetë ministrja shqiptare, ndërsa thekson se për çështje ditësh marrëveshja do të zbatohet në dy vendet, sepse strukturat ligjore në Itali dhe Shqipëri duhet të miratojnë ndryshimet përkatëse.
“Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona, marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi.
Advertisements
Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Tani është cështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet”, shkruan ministrja dhe ndan fotot e mëposhtme.
Për këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3742287345806958
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!