Mëlqinja është një shkurre me gjemba që rritet në shumë zona të Shqipërisë dhe ofron shumë vlera shëndetësore.
Advertisements
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se mëlqinja përmban një susbtancë kimike të quajtur berberinë e cila lufton inflamacionin, ul tensionin e gjakut dhe ka efekt qetësues.
Berberis vulgaris (Mylqinja) i përket familjes Berberidaceae (Berberidore). Ajo është e përhapur në pyje, kullota dhe shkurre shkëmbore.
Advertisements
Shtrihet përgjithësisht në zonat e larta malore si në majën e Çardakut, Malin e Shenjtë (Mirditë), Malin e Thatë, Korab, Çermenikë etj.
Mbi bazën e studimeve të realizuara nga biologët rezulton që ajo është një bimë e rrallë dhe për këtë arsyeje kërkon një mbrojtje individuale.
Për një zemër të fortë
Përbërësit kimikë të mëlqinjës e mbrojnë zemrën nga ishemia e cila shkaktohet nga dëmtimi në inde që ndodh kur gjaku nis të qarkullojë normalisht pas mungesës së oksigjenit.
Berbamina, një prej këtyre përbërësve rregullon nivelin e joneve të kalciumit brenda qelizave. Ajo parandalon aktivizimin e një proteine të quajtur kalpainë, e cila ka një rol kryesor në infarktin e zemrës.
Berbamina rrit ndjeshmërinë e qelizave ndaj kalciumit, një mineral që rregullon kontraktimin e muskujve. Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që të konsultoheni me një mjek përpara përdorimit të mëlqinjës.
Kundër diaresë
Mëlqinja mbron mëlçinë por ndihmon edhe në trajtimin e diaresë, sidomos asaj të shkaktuar nga helmimi nga ushqimi.
Studimet kanë treguar se mëlqinja zbut simptomat më shpejt se antibiotikët, por këta të fundit janë më të fuqishëm në eliminimin e baktereve.
Duke qenë se bakteret e diaresë lënë pasoja serioze, rekomandohet që antibiotikët të shoqërohen edhe me mëlqinjën për një shërim më cilësor.
Megjithatë, përpara se të ndërmerrni këtë hap duhet të konsultoheni me një mjek. Kjo sepse mëlqinja ka gjasa të zbusë efikasitetin e antibiotikëve.
Kundër infeksioneve dhe çrregullimeve të lëkurës
Mëlqinja përdoret për zbutjen e inflamacionit dhe infeksioneve në traktin gastrointestinal, respirator dhe urinar. Barishtja përdoret edhe kundër mykut në lëkurë ose në organet gjenitale.
Ekstraktet e saj zbusin simptomat e akneve apo psoriazës. Por studime të mëtejshme shkencore janë të nevojshme për të konfirmuar këto pretendime.
Përdorimet
Rrënja e mëlqinjës është përdorur tradicionalisht në mjekësinë popullore për të zbutur simptomat e diaresë, problemeve me stomakun dhe etheve.
Aplikimet në lëkurë të rrënjës së mëlqinjës zbusin inflamacionin dhe problemet në lëkurë siç është psoriaza, megjithatë nevojiten studime të mëtejshme shkencore.
Lëvorja e rrënjëve dhe frytet e thara të bimës përdoren si preparate mjekësore. Mëlqinja ka veti laksative, diuretike, koleretike, spazmolitike.
Ajo përdoret në sëmundje të veshkave, në gurë të veshkave, në pezmatime të rrugëve urinare (sipas këshillës së mjekut).
Tejkalimi i dozës mund të dëmtojë veshkat si dhe mund të japë përgjumje, të vjella, diarre etj. Frytet përdoren në përgatitjen e çajrave të pasur me vitaminë C.
Një lugë çaji me pluhur lëvoreje të grimcuar hidhet në 2 filxhanë çaji ujë dhe zihet 5-10 minuta. Çaji kullohet dhe pihet gjatë ditës i ndarë në 3 pjesë. Mëlqinja mund ruhet deri në 18 muaj./AgroWeb.org
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!