KORÇË– Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në Korçë.
Advertisements
Gjatë natës reshjet kanë qenë të shumta, ndërsa vazhdojnë ende me alternime. Trashësia e borës varion nga 5 cm deri në 15 cm. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen e dimërore me borëpastruese dhe grupe pune.
Në rrugën e Dardhës nga 8 km-14 km, rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose më goma dimërore. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe segmenti rrugor i Bigellës në rrugën e Doganës Goricë.
Advertisements
Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështirës së madhe në rrugë.
DIBËR– Në qarkun e Dibrës janë rikthyer reshjet e dëborës që prej ditës së djeshme.
Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, qarkullimi është i kalueshëm, ndërkohë që në disa vende është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Për shkak të reshjeve intensive natën e kaluar, trashësia e borës në zonat malore i kalon 20cm. Disa rrugë rurale që lidhin njësitë administrative, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, Ura e Çerenecit-Librazhd dhe rruga Peshkopi-Kukës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!