Rasti i parë në të gjithë botën/ Gruaja e vaksinuar kundër COVID-19, lind foshnjën me…

Një grua në jug të Floridas që kishte marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit derisa ishte shtatzënë, kohët e fundit lindi foshnjën me antitrupa të COVID-19.

Advertisements

Sipas The Guardian, mjekët paraqitën gjetjen e tyre në një artikull paraprak, që do të thotë se ky pretendim ende nuk është rishikuar nga kolegët.

Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna gjatë muajit janar, asokohe ishte 36 javë shtatzënë, shkruan tg.

Advertisements

Ndërkohë, gruaja lindi një vajzë të “shëndetshme” tre javë më vonë. Studiuesit analizuan gjakun nga kordoni i kërthizës së foshnjës dhe thanë se antitrupat “u zbuluan në kohën e lindjes”, thuhet në artikullin e tyre.

“Për njohuritë tona, ky është rasti i parë në botë që u raportua për një fëmijë të lindur me antitrupa pas vaksinimit të nënës”, tha Gilbert.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMë lirë se kurrë, shtëpi me vetëm 1 euro në shtetin fqinj
Artikulli tjetërGjashtë shenja që na jep trupi kur diçka nuk po shkon siç duhet, nuk duhen neglizhuar