Rama ulet të hajë pica në Krujë, batuta me Bushin: Kush është 8 more, Kujtim Gjuzi? (Përzë fëmijët nga lokali)

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Krujë, aty ku u ndal në një restorant për të konsumuar pica. Bashkë me të ishin edhe Milva Ekonomi, Artur Bushi dhe Eglantina Gjermeni. Teksa lexonte numrat e picave, Rama bëri edhe disa batuta, pasi Bushi zgjodhi edhe picën me numrin 8.

Advertisements

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Paska 26 lloje, e…numri 12 qenka primavera, ta marrim? Ju merrni ç’të doni.

Advertisements

Bushi: Do marr 8

Edi Rama: Cilën 8 more? Kush është 8? Kujtim Gjuzi…merr 12 aty dhe mos e luj.

Bushi: (Qesh)

Edi Rama: Kalamajve jepu ç’të duash. Milvën e ke me këmbë të mabrë njëherë se është njish për të ngrënë. Eglantina është njish për të mos ngrënë. Mua më ke për hudhër.

Pas kësaj bisede kryeministri pikas disa fëmijë në një tavolinë tjetër dhe u thotë të çohen të shkojnë në shtëpi.

“Sa është ora more, shkoni në shtëpi. A mbaruat? Ec shpejt se nuk iu ka dhënë leje babi për të nejt vonë, çohuni,”- tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPër herë të parë në Europë një eksperiment i tillë pas kaq shume kohësh: Sot do të mbahet një koncert me 5,000 njerëz
Artikulli tjetërNënat injektuan vaksinën anti-Covid gjatë muajve të shtatëzanisë, ja çfarë u ndodhi foshnjave të lindura