Qenkan martuar, nusja e re e Shpat Kasapit flet me superlativa me vjehrrën

Partnerja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here zbulon ndonjë detaj nga romanca e saj me këngëtarin. Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, ku ka rrëfyer se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Advertisements

Teksa dikush e ka pyetur nëse kanë në plan që të martohen, Selvija i ka habitur të gjithë me përgjigjen: “Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë nuk kemi ndonjë plan për shkak të pandemisë”.

Ajo ka treguar gjithashtu se kanë shkuar në xhami dhe kanë bërë kurorëzim fetar, që sipas gjuhës së islamit quhet “nikah”.

Advertisements

Ndërsa një tjetër ndjekës ka qenë kurioz që të dijë nëse vërtetë ka marrëdhënie të mirë me mamanë e Shpatit, ashtu siç ka deklaruar nëpër intervista të ndryshme.

“Kush e njeh mamin e Shpatit e di se për çfarë mbretëreshe kam folur. Jemi shumë të afërta. Për mua është heroinë, engjëll”, shkroi Selvija shoqëruar me “emoji-n” e një zemre të kuqe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të lërë mandatin në Tiranë dhe të dalë përball meje”, Grita Duma sfidon Veliajn
Artikulli tjetërBilanci i Covid-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë 6 persona dhe infektohen 592 të tjerë