Publikohet lista përfundimtare, ja sa shqiptarë kanë të drejtë vote më 25 prill

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet e Kuvendin të Shqipërisë, të datës 25 prill të vitit 2021.

Advertisements

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët:

50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votues femra;

Advertisements

107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë dhe,

1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dek rim inal izimit;

Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi.

Ministria e Brendshme thekson se i gjithë ky proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve. Në çdo etapë të tij, auditët kanë pasur të njëjtin akses që ka Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, njofton MB.

Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, thuhet në njoftim, nënvizojmë se ky proces ka kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 5 tetor 2020;

ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 nëntor 2020;

– ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 1 dhjetor 2020;

– ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhorë u publikua në 4 janar 2021;

– ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua në 1 shkurt 2021;

– ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 mars 2021.

“Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Edhe njëherë përfitoj nga rasti, të ftoj çdo qytetar që posedon një dokument biometrik, letërnjoftim apo pasaportë, të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’u drejtohet zyrave të aplikimit, për t’u pajisur me këto dokumente me qëllim që në datën 25 prill, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, mbyllet njoftimi i ministrisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më vjen turp që jam këtu”/ Ndodh si kurrë më parë, avokati Vishaj braktis sallën e KPK-së, debat me anëtaren(Video)
Artikulli tjetërE trishtë/ Dy motra humbin jetën nga Covid-19 brenda pak orësh, u varrosen në të njëjtën ditë