Presidenti Meta reagon për shembjen e maternitetit : Brutale!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sot me anë të një postimi në Facebook, mbi shembjen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’. Ai është solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve.
Ja statusi i plotë:

Advertisements

Ndërhyrja br utale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të su lmeve ba rbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.

Shkatërrimi kri minal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.

Advertisements

Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe vete e ke? Fansat kapin “mat” Adrolën dhe Capital T në New York
Artikulli tjetërLajm i mire! Boris Johnson premton amnisti për emigrantët, avokati shqiptar në Britani tregon kush përfiton