Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria me çdo çmim do shkojë drejt zgjedhjeve të lira, në 25 prill. Sipas tij, ndryshimi dhe revolta në vullnetin e qytetarëve është e jashtëzakonshme, dhe askussh nuk do mund ta deformojë vullnetin e qytetarëve.
Advertisements
Para gazetarëve, nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Meta tha se Çdo shqiptar pavarëisht bindjeve politike është dakord me presidentin se nuk duhet të vihet më dorë mbi votën. Presidenti komentoi dhe deklartat e Ramës, i cili tha se gratë duhet të ruhen nga Meta dhe Berisha.
Pjesë nga deklarata e Ilir Metës:
Advertisements
Çdo shqiptar pavarëisht bindjeve politike është dakord me presidentin se nuk duhet të vihet më dorë mbi votën. Sepse prandaj jemi në këtë situatë, udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit.
Të gjithë ti mbajnë larg duart nga votat e qytetarëvte, të gjithë të kontribojnë për një fushatë sa më civile. Është një gje pozitive se përvec forcave politike, kemi mundësi si qytetarë të shprehemi dhe për kandidatin që preferojmë.
-Nuk është ankuar ndonjë gazetare për prekje me dorë nga Ilir Meta edhe jo vetëm kaq, përkundrazi, ju e dini sa i durueshëm dhe i respektueshëm kam qenë me të gjitha ju. Ju e dini se kush bën presione ndaj gazetareve, të cilat bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyra e propagandës më përpara.
Mund të kemi vend për përmirësim në sjellje me gartë, vajzat, nënat, por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person që dihet sesi është sjell me to, mëndoj se është më shumë se qesharake dhe një përpjekje për të spostuar vëmendjen nga plani i vërtetë, për të vënë dorë mbi zgjedhjet.
Shqipëria me çdo çmim do shkojë drejt zgjedhjeve të lira. Nuk ka sondazh të blerë dhe plan djallëzor që të deformojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ndryshimi që ka ndodhur është i jashtëzakonshëm. Revolta është e jashtëzakonshme. Në themelet e Kushtetutës është pluralizmi politik. Në themelet e tij është vota e lirë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!