Shkatë rrohet një rrjet i vaksinave false kundër COVID! Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka sekuestruar mijëra doza të vaksinave false kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arrestime, raporton Interpol.
Advertisements
Në Kinë, policia bëri 80 arrestime në një fabrikë që pretendohet se bënte vaksinë false. Gjatë kontrolleve në këtë fabrikë u ku u gjetën të paktën 3,000 doza.
Tre shtetas kinezë dhe një zambian u arrestuan në një depo në Gauteng, Afrika e Jugut, ku u zbuluan ampula që përmbajnë 2400 doza, raporton bbc.
Advertisements
Në deklaratën e së mërkurës, Interpol tha se po merrte gjithashtu raporte rreth sasive të tjera të rreme të vaksinave.
Duke njoftuar shkatërrimin e rrjetit të dyshuar të vaksinave të rreme, Interpol theksoi se asnjë vaksinë e aprovuar nuk ishte “aktualisht në dispozicion për shitje në internet”.
Pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 2.5 milionë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar gati 115 milionë njerëz, sipas një vlerësimi të Universitetit Johns Hopkins.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!