Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu, ja akuzat

Nuk ka qetësi te Barcelona. Klubi katalunjas është tronditur sërish paraditen e së hënës, kur ish-presidenti Josep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të ska.ndalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”.

Advertisements

Gjithçka u zbulua një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në listpagesat e klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.

Ajo paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesëve. Hetimet nisën menjëherë, ndërsa kur ka kaluar thuajse një vit, policia spanjolle zhvilloi mëngjesin e së hënës kontrolle në selinë e klubit të Barcelonës, ndërsa më pas në pranga është vënë ish-presidenti Bartomeu. Hetimi është drejt fundit, pasi policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe sipas mediave spanjolle pritet të ketë të tjera arre.stime. (balkanweb)

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishte per futbollin/ Ndahet parakohe nga jeta legjenda e futbollit kroat
Artikulli tjetërSupervjedhje në shtëpinë e të PASURVE në Tiranë, hajdutët marrin byzylykë me diamantë, varëse dhe orën me vlerë 27 mijë euro, dyshohet se ka gisht… pse u fsheh ngjarja?