Po vjen një tsunami? Valët e filmuara në detin Adriatik sjellin panik pas tërmetit (video)

Një video ku shihet një e çarë në mes të detit ka vënë në alarm Italinë, pas tërmetit që ‘shkundi’ detin Adriatik, ditën e shtunë. Në pamjet e filmuara shihet se pas tërmetit në det është krijuar një vijë e mprehtë me disa dallgëzime të vogla, gjë që nuk shihet shpesh në ujë.

Advertisements

Këto pamje kanë përhapur panikun në vend se deti Adriatik rrezikohet nga tsunami. Mirëpo ekspertët kanë mohuar këtë version. Alessandro Amato tha se videoja nuk është bindëse. Sipas ekspertit Amato, anjë matës batice në Itali dhe në vendet e Adriatikut nuk tregon një anomali të ngjashme me një cunami.

“Video që qarkullon në internet mbi cunamin e pretenduar dje si efekt i tërmetit në brigjet e Kroacisë, për mua dhe për kolegët nga Qendra e Paralajmërimit për Tsunami nuk është bindëse. Pse?

Advertisements

Sepse asnjë matës baticë në Itali dhe në vendet e Adriatikut nuk tregon një anomali të ngjashme me një cunami, qoftë edhe të vogël. Në rastin e një ose më shumë valëve të cunamit, në brigjet duhet të kishte valë të larta disa metra. Po flasim për një tërmet madhësia e të cilit është shumë e ulët për të gjeneruar valë anomale,“- tha ai.

Valët u filmuan në jug të Tremitit rreth orës 3:42 të pasdites së të shtunës, pra më pak se 1 orë pas tërmetit. Gjithsesi, tërmeti i të shtunës në detin Adriatik mes Kroacisë dhe Italisë nuk solli dëme në njerëz apo materiale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi ditor, 29 mars 2021
Artikulli tjetërParashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash