Ditën e sotme Rixhin Qoshja, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Qytetas dhe Konstandin Foni, operator i linjës së qytetit kanë folur në lidhje me krizën pandemike për fax news, ku Qoshja tha se po punohet me vetëm 30% të kapaciteteve. Ndër të tjera, ai tha se urbanët kritikohen pa bazë nga politikanët dhe personat publikë, duke qenë se sipas studimeve autobuzët nuk kanë rrezik të lartë të përhapjes së Covid-19.
Advertisements
Më konkretisht, ai u shpreh se:
Nuk janë të njëjta persona që qarkullonin dikur me autobuz që qarkullojnë edhe sot. Dua të theksoj se autobuzët janë të sigurtë për sa i përket pandemisë, siç thonë dhe studimet. Ambienti i autobuzit është një ambient me ventilim. Njerëzit nuk debatojnë dhe pjesa më e madhe përdor maskën. Si rezultat nuk është një ambient i rrezikshëm për përhapjen e Covid-19. Shumë politikanë dhe persona publikë flasin se tejmbushja e autobuzave ndikon në pandemi, por nuk bazohen në fakte. Vetëm 30% e pasagjerëve që udhëtonin dikur, po udhëtojnë tani. Kjo ndikon direkt te të ardhurat, sepse ka të bëjë direkt me shitjen e biletave.
Nga ana tjetër, Konstandin Foni deklaroi se situata e operatorëve është tepër e vështirë, duke folur edhe për abonetë që shiten me gjysmë çmimi, ndërsa shtoi se e kanë denoncuar këtë gjë te Ministria e Financave që në dhjetor e nuk kanë marrë përgjigje.
Advertisements
Foni tha se:
Gjendja financiare nuk ka qenë ndonjëherë më e vështirë. Prej muajsh ato po vuajne dhe informalitetin e aboneve. Është vënë re shitja e abonesë me gjysmën e çmimit të përcaktuar nga shteti. Kemi raportuar, por ende nuk kemi marrë përgjigje konkrete. Këto janë abone të dubluara ose të falsifikuara, apo dhe mos deklarimi i aboneve të shitura nga operatorët. Në një abone, taksa e shtetit është 700 lekë, kështu që nuk ka logjike të shitet aq. Kemi bërë denoncimin në të gjitha instancat gjyqësore. Që nga muaji dhjetor kemi bërë shkresa vazhdimisht çdo muaj dhe ende sot që flasim nuk kemi përgjigje. Do vazhdojmë t’i denoncojmë rast pas rasti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!