Në atë që njihet si “darknet”, shiten edhe vaksina anticovid me çmim të ekzagjeruar.
Advertisements
Një dozë, mund të shkojë deri në 1200 dollarë. Kjo është zbuluar nga Kasperski, shoqëri që merret me sigurinë informatike. Analistët kanë ekzaminuar 15 tregje shitjesh në ‘darknet’, tregun e zi të web-it, duke mundur të gjejnë doza të Pfizer dhe Biontech.
AstraZeneca-s, Modernës dhe vaksinave të tjera anticovid të pa certifikuara. Pjesa më e madhe e shitësve janë në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Advertisements
Çmimet për çdo dozë, thuhet në një deklaratë, variojnë nga 200 në 1200 dollarë, me një kosto mesatare prej rreth 500 dollarësh për dozë. Marrëveshjet për blerjen kryhen mes një aplikacioni mesazhesh të kriptuar si p.sh. Wickr apo Telegram ndërsa pagesat kërkohen në formë kriptovalute, kryesisht “bitcoin”, që për shkak të natyrës janë më të vështira që të gjurmohen.
Në “darknet”, nënvizon Dimitry Galov, një ekspert sigurie i Kaspersky-t, mund të gjesh gjithçka, pra fakti që disa shitës tentojnë të përfitojnë nga fushata e vaksinimit, nuk duhet të na habisë.
Sipas analizave, nuk shiten vetëm dozat e vaksinës por edhe regjistra vaksinimi, ose dokumente që mundësojnë spostimin nga një vend në tjetrin, lirshëm. Sipas përllogaritjeve të Kaspersky-t, pjesa më e madhe e shitësve të paligjshëm, kanë kryer rreth 100-500 transaksione shitjeje, por nuk është e qartë se çfarë po blejnë me të vërtetë përdoruesit e “darknet”.
Është e pamundur të konfirmohet nëse vaksinat e shitura online janë reale apo bëhet fjalë për vaksina të rreme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!