Të bindur se pas ndërhyrjes ne sistemin e kompaninë SolarWinds në dhjetor 2020 që çoi në kompromentimin e sistemeve kompjuterike të qeverisë amerikane si dhe të shumë përdoruesve private qëndron Moska, amerikanet thuhet të jenë duke përgatitur një seri goditjesh të fshehta kibernetike ndaj rrjeteve ruse.
Advertisements
Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan tha muajin se Uashingtoni do të përgjigjet brenda disa javësh, jo muajsh. NYT citonte zyrtarë anonimë, të pohonin se Uashingtoni po planifikon një seri kundërsul mesh në rrjetet ruse, në shenje hakmarrje ndaj hakimit SolarWinds, e madje sipas tyre, hapi i parë do të hidhet në tre jave.
Raporti theksonte se veprimet mund jenë të qarta për presidentin rus Vladimir Putin dhe inteligjencën ushtarake, por jo edhe për pjesën tjetër të botës. “Ky është një informacion alarmues, dhe mund te përbëjë kr im kibernetik ndërkombëtar”, mësohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Lajmi erdhi në kohën kur qeveria amerikane paralajmëroi për një su lm madhor kibernetik që shënjestron serverët e gjigantit Microsoft, e që sipas amerikanëve, mund të jetë i lidhur me Kinën.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!