Foto/ Përballen në fund të muajit me Kosovën, Federata Spanjolle nuk i quan shtet “Dardanët”

Njohja e shtetit të Kosovës, vazhdon të mbetet ende një tabu për shumë shtete, te cilat për arsye të ndryshme nuk kanë dhënë miratimin për njohjen.

Advertisements

Një ndër këto shtete është edhe Spanja, e cila gjithashtu nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Megjithatë pavarësisht kësaj, spanjollët do të përballen me “dardanët” në fund të muajit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Advertisements

Në këtë situatë, Federata Spanjolle ka bërë me dije ditën e sotme, se më datën 15 mars, do të publikohet lista për lojtarët e grumbulluar për 3 ndeshjet e muajit mars.

Ajo që bie menjëherë në sy në njoftimin e Federatës, është fakti se Kosovën nuk e quan shtet, por si territor. “ Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, shkruhej në njoftim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërputhen/ Andi zbulon takimet e fshehta me Jasminën jashtë emisionit
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Bilanci i Covid-19 në Shqipëri, ka rënie të rasteve të reja në 24 orët e fundit