Pas Metës, Bashës e shumë të tjerëve edhe Edi Rama shkon te familja e Arjan Salës

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në familjen e 32-vjeçarit, Arjan Sala që humbi jetën mes flakëve në magazinën e veshjeve pranë një qendre tregtare.

Advertisements

Rama ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e të ndjerit, dy ditë pasi qeveria vendosi ta shpallë “Dëshmor të Atdheut” të riun, i cili dha jetën pasi shpëtoi punonjësit e tjerë dhe u fut mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të tjerë të bllokuar brenda ambientit që u përfshi nga zjarri. Trupi i pajetë i të riut u nxor pas rreth 60 orësh kërkime, mëngjesin e së shtunës.

Megjithatë komentuesit e shumtë në median sociale janë të revoltuar me kryeministrin.

Advertisements

Sipas tyre, ai i la pa mjetet zjarrfikësit, të cilët shkuan për të shuar zjarrin që zgjati thuajse tre ditë.

Për ironi, forcat zjarrfikëse duhej të ishin furnizuar me pajisje dhe të trajnoheshin pas tërmetit v r astar, kur doli në pah sa i rrënuar është shërbimi i emergjencave në vend, raporton syri.

Por u desh ky zjarr v r astar për të kuptuar se shteti nuk funksionon sërish, çka solli revoltën e opinionit publik në median sociale.

Për më tepër, disa media raportuan se zjarrfikësit nuk kanë marrë as pagat. Në intervista televizive, përballë zemërimit të familjarëve të Salës, zjarrfikësit e pranuan se nuk kishin pajisjet e duhura për të kryer punën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdarja nga jeta e Bashkim Finos, reagon Lulzim Basha
Artikulli tjetërMevlani surprizon Ledianën, ja ku ka çuar