TIRANË– Dita e sotme karakterizohet nga moti i kthjellët dhe me temperatura të larta në disa orë të caktuara. Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vijon në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Advertisements
Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë gjatë orëve të para të ditës. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C.
Advertisements
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!