Paralajmëroi se ditën e hënë do të mblidhej Komiteti i Ekspertëve, Silva Bino zbulon arsyen pse nuk ndodhi

Të premten që lamë pas, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino, paralajmëroi se ditën e hënë do të mblidhej Komiteti Teknik për të marrë masa më të rrepta parandaluese.

Advertisements

Në një intervistë sot për ABC, Silva Bino u shpreh se mbledhja do të zhvillohet por presin një thirrje nga kryetarja e këtij komiteti Mira Rakacolli.

“Do mblidhemi, por duhet të pyesni kryetaren. Presim të na mbledhë kryetarja”, u shpreh Silva Bino.

Advertisements

Ajo nuk dha detaje për rekomandimin që ajo do të bëjë në mbledhjen e ekspertëve.

Javën e shkuar komiteti vendosi të lërë të pandryshuara masat kufizuese duke lënë në fuqi orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVideo/ Tiranë, makina përfshihet nga flakët në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”
Artikulli tjetërDentistët nuk ua thonë këtë sekret, por do i pastroni gurëzat si me magji/ Iu duhen vetëm këto përbërës që i keni të gjithë në shtëpi