Papa Françesku: Djalli po përfiton nga pandemia

Djalli po përfiton nga pandemia, tha Papa Françesku gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Bazilikën e boshatisur të Shën Pjetrit, për shkak të kufizimeve ndaj koronavirusit.

Advertisements

Në kohë normale, e Diela e Palmave, e cila shënon nisjen e javës së Madhe të Pashkëve, do të mblidhte dhjetëra mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit, me degë ulliri në duar në një ceremoni në ambjent të hapur.

Por për të dytin vit radhazi, për shkak të pandemisë, ceremonia duket krejt ndryshe. Vetëm 120 besimtarë u lejuan në meshë, duke iu bashkuar Papës dhe rreth 30 kardinalëve në një zonë dytësore të Bazilikës madhështore.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinës ‘AstraZeneca’
Artikulli tjetërPo luante në kopshtin e shtëpisë, djali gjen fosilin 488 milion vjeçar