Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me takimet e tij në qytete të ndryshme të vendit.
Advertisements
Pas Shkodrës, Elbasanit e Vlorës, sot ai ka shkuar në Tepelenë.
Kreu i PD-së është pritur me brohoritjet “Rama ik” kudo që ka shkuar, ndërsa dhjetëra qytetarë i kanë dalë përpara për ta përshëndetur.
Advertisements
Kësaj here qytetarët nuk kanë ngurruar ta quajnë Bashën “kryeministri i ardhshëm”.
Njëri prej tyre e ka thërritur disa herë “o yll bote, o yll bote” kreun e PD-së, ndërsa një i moshuar e ka kapur për qafe për ta përqafuar.
“Faleminderit për mikpritjen, do të vazhdojmë me Gjirokastrën”, u është drejtuar Basha mbështetësve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!