Arjan Sala, është personi që prej më shumë se katër orësh nuk përgjigjet në telefon pasi ka ngecur në magazinën që ende po digjet tek “Casa Italia”. Mësohet se i riu është ende mes zjarrit që nuk është vënë nën kontroll, ndërsa familjarët e tij janë të fr ikësuar se Sala mund të asfiksohet dhe të humbasë jetën.
Advertisements
Vetë Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojen e bllokuar, ndërsa shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj e mohoi.
Vatra është aktive prej katër orësh dhe roja ka mbetur mes flakëve. Magazina u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht raportohet se flakët janë aktivizuar pas një defekti elektrik.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!