Nuk duroi më kufizimet e pandemisë, këngëtari shqiptar ndez dasmën(Detaje)

Që prej fillimit të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, në mesin e aktiviteteve që ishin tërësisht të ndaluara janë dasmat, dhe ceremonitë. Veç shumë çifteve të reja që janë detyruar të mos realizojnë ëndrrën e tyre, mungesa e dasmave ka penalizuar dhe këngëtarët, të cilët tashmë duket se janë de fakto të papunë.

Advertisements

Në mesin e një situate të tillë, këngëtari nga Kosova Afrim Muqiqi ka vendosur dje që të këndojë në një dasmë në Lipjan, ndërsa disa video janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale.

Indeksonline raporton se restoranti Diamond në Lipjan ku ishte duke kënduar Afrimi është rrethuar nga policia. Të gjthë dasmorët e pranishëm janë gjobitur nga ana e Policisë, ndërsa të njëjtin fat ka pasur dhe këngëtari Muqiqi.

Advertisements

Vetë këngëtari nuk ka pasur asnjë reagim derimë tani në rrjetet sociale, lidhur mbi qëndrimin që do të mbajë në vijim për ftesat që i bëhen për të qenë në dasma.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituata nga Covid-19, pneumologu Mezini: Ja cilët persona duhet te vaksinohen me patjetër
Artikulli tjetërE lidhur jashtë emisionit? Eri i nxori “sekretin”, Ledjana reagon e zhgenjyer