Njihuni me tetë ishujt në Greqi që janë “pa COVID”/ , por cili është sekreti?

Nuk është vetëm Kastellorizo “parajsa pa koronavirus” në Greqi. Mediat raportojnë se janë shtatë ishuj të tjerë ku banorët janë vaksinuar plotësisht.

Advertisements

Sipas SKAI, në 10 ishuj të tjerë, të gjithë nën 1,000 banorë, është dhënë doza e parë e vaksinës dhe në periudhën tjetër do të jepet doza e dytë.

Qeveria pastaj do të vazhdojë me ishujt me deri në 3,500 banorë dhe më pas ishujt me më shumë se 3,500 banorë.

Advertisements

Ishujt në të cilët është bërë vaksinimi me të dyja dozat janë: Kastellorizo, Meganisi, Oinousses, Fourni, Kalamos, Psara, Thymaina, Kastos.

Greqia ka nisur vaksinimin më 27 dhjetor si në shumë vende të tjera të BE dhe procesi ka ecur me ritme të shpejta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAmi feston ditëlindjen, Ermal Mamai i bën surprizën emocionuese(VIDEO)
Artikulli tjetërAgron Shehaj kujton eksodin e shqiptarëve: U jam mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë, poston foton e veçantë